ShowBizzz

Ndodh edhe kjo, plas sherri në këtë studio televizive

Gjatë prime-t të fundit të Ferma VIP, një debat ka plasur mes opinionistes së formtit, Zhakut dhe konkurrentit Frederik Ndoci, ku ky i fundit e ka quajtur “fundërrinë”.

E gjitha filloi kur ata po diskutonin për një situatë të ndodhur në tualetin e shtëpisë, ku Frederiku pasi kishte hyrë në tualetin e vajzave kishte parë Albën gjysmë nudo.

Këtë që kishte parë ai ja komunikoi vetë konkurrentes, mirëpo kjo gjë irritoi, Zhakun e cila i kërkoi llogari fermerit se pse nuk i kishte kërkuar falje Albës.

Biseda:Frederiku: Kisha nevoja personale, shkova te banjo e burrave ishte e mbyllur, banja tjetër ishte hapur.

Zhaku: Po pse nuk i thua më fal asaj që hyre, por i thua të pash gjysmë nudo dhe fajëson atë më dole gjysmë nudo?

Frederiku: Unë i thash më fal, se kam edukatën e prindërve të mi, fundërrinë. Nuk kam edukatë fundërrine. I thash më fal, më fal dhe dola.

Zhaku: Pse thua më doli gjysmë nudo, pse e manipulon të vërtetën?

Frederiku: Kaq e trashë qenke moj opinoniste? Kaq e trashë qenke ti?



ks