ShowBizzz

Ndodh në “Përputhen”, konkurrentit i japin të pijë testikuj derri me vaj (Video)

Programi i njohur i dashurisë, “Përputhen”, vazhdon të surprizojë me ngjarjet që krijon.

Së fundmi një prej konkurrentëve, Gerti, është vendosur përballë një sfide teksa ishte në një takim 4-minutësh me Saiden.

Atij iu kërkua që të pijë tre gota të ndryshme të cilat janë të mbushura me sodë, vezë dhe testikuj derri me vaj. Po po, e lexuat mirë!

Ndonëse vajza me të cilën doli në takim këmbënguli që djali mos t’i konsumonte produktet, ai guxoi duke i pirë të tria!

Sfida nga programi i “Përputhen” kishim parë plot, por diçka të tillë? Kurrë!

Megjithatë Gerti ia doli ta fitonte sfidën.



lokimagazine