Lajme

Ndodh pas protestës në Tiranë, shoqërohet në polici gazetari Osman Stafa (Video)

Një incident, ku protagonist është gazetari i News24, Osman Stafa, është regjistruar gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një video të publikuar nga JOQ Albania, Stafa shihet teksa shoqërohet nga efektivët e policisë pas një debati me një grua gjatë protestës.

Sipas dëshmisë së një qytetareje, në komisariat është shoqëruar edhe një grua, ndërsa ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të tyre.

See also  U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës për jetën e sajPo ashtu, bëhet me dije se Stafa është përplasur verbalish me gruan në fjalë, e cila në videon e publikuar dëgjohet duke bërtitur dhe duke hedhur akuza ndaj tij. Nga ana e tij, gazetari pretendon se nuk ka kryer asnjë veprim të kundërligjshëm.

Gjatë protestës së ditës së sotme, Osman Stafa mbajti fjalën në podium, ku bëri thirrje për pjesëmarrje më të madhe në protestat e ardhshme.

See also  Këmbimi valutor 3 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjeraKujtojmë se Osman Stafa është një nga gazetarët që ka publikuar disa denoncime dhe problematika që lidhen me sistemin shëndetësor në vendin tonë, kryesisht me Spitalin e Onkologjikut.

Të Ngjashme