Shëndetësi
Ndoshta deri me sot nuk ua keni ditur plotesisht rendesine por kumbullat kane rol në rritjen e dendësisë minerale
📅 31 August 2023
🕐 31.08.2023
👁 1 shikime
Kumbullat kanë një rol të rëndësishëm në rritjen e dendësisë minerale të kockave.
Gjatë një studimi morën pjesë gra, të cilat u ndanë në dy kategori, ku në kategorinë e parë morën pjesë ato që konsumonin kumbulla rregullisht, ndërsa në të dytën u përfshinë ato që konsumonin mollë rregullisht.
Të dyja grupet merrnin gjithashtu kalcium dhe vitaminë D. Studiuesit arritën në konkluzionin se kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave.
Ata rekomanduan ngrënien e dy deri në tri kumbullave në ditë, një sasi që duhet rritur më vonë në 6 deri në 10 kumbulla në ditë.
Kumbullat e njoma, por edhe ato të thata janë të sigurta për konsum për të gjitha grupmoshat dhe kanë aftësi të jashtëzakonshme për të ushqyer dhe mirëmbajtur kockat.