LifeStyle

‘Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…’/ Reagon partnerja e Shpat Kasapit: E le Roelin jetim…

Ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, Selvije Jaho, ka reaguar sot në rrjetin e saj social Facebook për vdekjen e parakohshme të ish-partnerit, me të cilin ka një djalë, Roelin.

Në postimin e saj emocionues, Selvije shkruan:

“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?
Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”

Ky reagim tregon dhimbjen e thellë të Selvijes për humbjen e parakohshme të Shpatit dhe shqetësimin e saj për të birin Roel, i cili mbetet pa babain në një kohë kur kishte më shumë nevojë për të.

Edhe pse Shpati dhe Selvije kishin ndarë rrugët e tyre disa muaj më parë, ata ruanin një marrëdhënie bashkëprindërore për rritjen e Roelit. Reagimi i Selvijes është një mesazh i hapur për dhimbjen dhe për pasojat që kjo humbje ka për familjen e tyre.Image