Bardhyl Idrizi aka Bardhi prej disa vitesh tashmë njihet si një prej reperëve e artistëve më të suksesshëm në industrinë tonë të muzikës, teksa kryesisht falë bashkëpunimeve me emra të rëndësishëm ka arritur të sjellë hit pas hit, duke u kthyer edhe në një prej të preferuarëve të publikut.
Megjithatë, suksesin e tij Bardhi, ndryshe nga shumë artistë të tjerë, duket se ja dedikon ish-it dhe këtë e pranon hapur. Kështu, i ftuar së fundmi në “Pushime on Top” dhe i marrë në intervistë nga Lei Kraja, që e kishte edhe si protagoniste në klipin e fundit, ai u pyet se si e nisi muzikën dhe si u gjend në treg.
Reperi 25-vjecar tregoi se e gjitha nisi nga një vajzë, pra nga ish-i, duke rrëfyer: “Talentin e kam falë një vajze që dashurova sepse shkruaja vazhdimisht tekste për të, ia dedikoja”
E gjitha kjo bën edhe sens pasi kënga e re me të cilën ai u bë i njohur ishte pikërisht një dedikim dashurie të humbur, “Betohemi”, që me gjasë ka qenë dedikim për ish-in e tij.