Lajme

Ndryshime në bashkinë e Tiranës, ja VENDIMI i papritur nga Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndërmarrë ndryshime në strukturën drejtuese të institucionit, duke vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra. Në vend të tyre, në postin e nënkryetares së Bashkisë është emëruar Etleva Bisha.

Bisha ka një karrierë të gjatë në politikë dhe administratën publike. Ajo është ndër themelueset e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESH) dhe prej vitesh është angazhuar në strukturat e Partisë Socialiste.

Gjatë periudhës kur Erion Veliaj drejtonte Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bisha ishte pjesë e proceseve për reformimin dhe përmirësimin e shërbimeve sociale.

Në vitet e fundit, ajo është përqendruar në çështjet e qeverisjes vendore, duke zhvilluar bashkëpunime me organizata ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.

Me këtë emërim, Etleva Bisha merr një rol të rëndësishëm në administrimin e kryeqytetit, duke sjellë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës përvojën e saj në politikë, menaxhim publik dhe qeverisje vendore.

Të Ngjashme