Një lajm për rikthimin e Arjan Konomit në ekranin e Top Channel po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale dhe në mediat rozë.
Sipas burimeve të Kryefjala.com, Konomi po përflitet që t’i bashkohet sezonit të ri të “Për’puthen”, program ku ai ka qenë më herët për disa sezone.
Të lidhura
None found
Arjan Konomi pritet të ulet sërish në karrigen e opinionistit, rol me të cilin ka qendruar gjatë viteve të tij në program.
Ndërkohë, Kryefjala.com më herët ka raportuar se Heidi Baci pritet të jetë në krye të sezonit të ri të “Për’puthen”. Po ashtu në panelin e opinionistëve raportohet se do të jetë edhe Erjola Doçi.
Një tjetër emër që pritet t’i bashkohet ekipit është Ronaldo Sharka, i cili raportohet se do të jetë pjesë e programit në rolin e autorit.
