LifeStyle

Ndryshimi i stinës – Ka një arsye pse ndiejmë nevojën ta fillojmë nga e para në mars dhe është kjo

Muaji mars nuk shënon vetëm ndryshimin e stinës, por edhe një moment të fuqishëm psikologjik për një fillim të ri. Sipas psikologjisë, ardhja e pranverës lidhet natyrshëm me ndjenjën e rinovimit, energjisë dhe dëshirës për të bërë ndryshime në jetën personale, duke e bërë këtë periudhë më të përshtatshme për vendime të reja sesa edhe fillimi i vitit. 

Pas muajve të dimrit, kur ditët janë më të shkurtra dhe energjia bie, rritja e dritës natyrore ndikon drejtpërdrejt në humor dhe motivim. Studimet psikologjike tregojnë se gjatë pranverës rritet niveli i serotoninës, hormoni që lidhet me mirëqenien, duke na bërë më optimistë dhe më të gatshëm për të nisur projekte të reja, për të ndryshuar zakone ose për të vendosur objektiva personale. 

Natyra që rilind pas dimrit ka një efekt simbolik edhe në mendjen e njeriut. Lulëzimi, ditët më të gjata dhe temperaturat më të buta krijojnë një ndjesi rifillimi, sikur çdo gjë mund të fillojë nga e para. Për këtë arsye, shumë psikologë e konsiderojnë pranverën si periudhën ideale për të bërë plane, për të marrë vendime të rëndësishme dhe për t’u fokusuar te zhvillimi personal. 

Edhe pse kalendari na mëson se fillimi është në janar, trupi dhe mendja shpesh reagojnë ndryshe: marsi dhe pranvera janë momenti kur ndjejmë më shumë energji për ndryshim. Prandaj, kjo periudhë konsiderohet nga ekspertët si koha më e mirë për të lënë pas të shkuarën dhe për të nisur një kapitull të ri.

Të Ngjashme