LifeStyle

Në BBVA – ​Nga lufta, bullizimet e deri te ngacmimet seksuale nga profesorët, Shëndriti shokon me historinë e jetës së tij

Nga lufta në Kosovë tek sfidat e jetës: Shëndriti prek me rrëfimin e tij të dhimbshëm dhe historinë e suksesit

Në spektaklin e sotëm të Big Brother VIP Albania, Shëndriti ndau me publikun një histori të fuqishme dhe plot emocione nga jeta e tij, duke treguar rrugëtimin që nga dhimbja dhe sfidat deri tek forcimi dhe ndriçimi personal.

Me kujtime të vështira nga fëmijëria dhe përballje me sfida të shumta, ai tregoi se as e kaluara e hidhur nuk ka arritur ta ndalë të ndërtojë veten dhe të arrijë suksesin në jetën e tij.

Pasi rrëfeu linjën e jetës, Shëndriti u surprizua nga vizita e nënës, motrës dhe mbesës.

Shëndriti: Lidhjen me vëllanë dhe motrën e kam shumë të ngushtë. Momentin që kuptojmë që pushtuesit serbë vijnë në shtëpinë tonë, gjyshi na thotë: ‘Ju duhet të largoheni nga shtëpia dhe të merrni rrugën për në Shqipëri”. Marrim rrugën për në Kavajë, ku kemi qëndruar në një familje për dy muaj. Gjyshja ka thënë: ‘Shtëpinë time nuk e djegin pa më vrarë mua’. E ati i kanë thënë: ‘Nuk ta djegim se do vdesësh nga mërzia për njerëzit’.

Nga klasa e pestë për mua nisin ditët e errëta, sepse diellin që merrja përditë ma ndalën. Bullizimi ka filluar në klasë të pestë. Dhuratë për ditëlindje disa shokë klase më mbyllin në garazhdin e lagjes dhe brenda fusin një qen. Më vonë më vendosin në kosh të mbeturinave. Më mbyllin me kapak dhe ulen të tre mbi të. Këtë plagë e heshta. Në atë moshë tentoj të marr mendime të këqija për veten time. Nuk e di pse e mallkoja veten dhe thoja pse s’kam forcë të përballem me ta.

Në shkollën e mesme fillojnë ngacmimet seksuale nga profesorët. Ai tashmë nuk jeton më. Në vitin e parë të gjimnazit më thotë: ‘Dil jashtë.’ Unë dal dhe pa arsye më thotë: ‘Largohu nga klasa.’ Dal nga klasa dhe shkoj në tualet. Ai vjen pas meje, zhvishet dhe më tregon organet gjenitale. E takoj pas katër ditësh, më del para dhe më thotë: ‘Atë që pe ti mos e fol me njeri. Vazhdo jetën sepse ne jemi burra.’ Gjatë ndryshimit nga shkolla më ka përndjekur. Kam pasur frikë nga çdo korridor, nga çdo cep. Nëse sot e kisha përballë i thoja: ‘Ke tentuar të më marrësh fëmijërinë, por nuk ia ke dalë. Unë jam Shëndrit Lumi dhe unë kam lindur për të shndritur’.

Momenti më i bukur për mua ka qenë kur hyj në TV, dhe për këtë e ka fajin shoqja ime Saranda. Një moment tjetër ka qenë kur motra më jep titullin dajë. I ka pikat e dobëta të jetës. Ky është një rrëfim suksesi për mua.

Të Ngjashme