Me ardhjen e dimrit, ditët bëhen më të shkurtra dhe errësira vjen më herët dhe kjo ndikon edhe në ritmet tona të trupit. Ekspertët thonë se kur jashtë bëhet errësirë më herët, ora biologjike e trupit (ritmi circadian) gjithashtu “ndryshon shpejtësinë”, duke sinjalizuar trupin se është koha për t’u çlodhur dhe për t’u përgatitur për gjumë.
Studimet tregojnë se nëse darkoni shumë vonë, për shembull pas orës 21:00, trupi djeg më pak yndyrë dhe sheqeri në gjak mund të rritet më shumë se sa duhet. Gjithashtu, ngrënia vonë dërgon sinjale të kundërta në tru: melatonina (hormoni që nxit gjumin) ju thotë se është koha për të fjetur, por stomaku juaj po përpiqet të tretë ushqimin. Kjo mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit dhe të shkaktojë shqetësime gjatë natës.
Orari ideal për të ngrënë darkë në dimër është midis 17:00 dhe 19:00, sepse:
-lejon tretje të qetë para gjumit,
-ndihmon metabolizmin dhe ekuilibrin e sheqerit në gjak,
dhe është në harmoni me ritmet natyrore të trupit gjatë stinës së ftohtë.
Për shumë njerëz kjo mund të duket e vështirë për t’u arritur për shkak të punës, trafikut apo jetës familjare. Por ekspertët sugjerojnë që të vendosni një orar fiks për darkën, të planifikoni vaktet paraprakisht dhe të lëvizni orarin e darkës me rritje të vogla (p.sh. 10–15 minuta, çdo ditë) deri sa trupi të përmirësohet pa stres.
Gjithashtu është mirë të kujtoni që darka duhet të jetë vakt i lehtë, duke ndihmuar tretjen dhe duke mbajtur shëndetin e përgjithshëm më të mirë.


