14
Fifi së fundmi ishte e ftuar në një intervistë, ku mes të tjerash foli edhe për raportin e saj me këngëtarin dhe producentin e njohur, Flori Mumajesi.
Ajo kujtoi se Flori ishte një nga personat e parë që besoi në talentin e saj dhe e mbështeti në hapat e parë të karrierës muzikore. Megjithatë, Fifi pranoi se aktualisht nuk ka më kontakt me të, shkruan Kosovarja.
Këngëtarja zbuloi se ka dëgjuar disa gjëra për Florin, të cilat nuk i kanë pëlqyer aspak, duke lënë të nënkuptohet se ai mund të jetë futur në rrugë që ajo nuk i konsideron të mira. Pa dhënë detaje konkrete, deklarata e Fifit hapi shumë pikëpyetje dhe la vend për hamendësime nga publiku.
ks
