Shëndetësi

Në ditët me vapë, a e dini pse ndodh çrregullimi i ciklit menstrual?

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë gra përballen me çrregullime të ciklit menstrual dhe shpesh nuk e kuptojnë se temperaturat e larta mund të jenë një ndër shkaqet kryesore.

Ekspertët shpjegojnë se nxehtësia ekstreme ndikon në funksionimin e hormoneve, të cilat janë të ndjeshme ndaj stresit dhe ndryshimeve të mjedisit. Temperatura e lartë mund të shkaktojë dehidrim, lodhje dhe stres fizik, të gjitha këto faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në balancën hormonale dhe, rrjedhimisht, në rregullsinë e ciklit.

Përveç kësaj, orari i ndryshuar i gjumit, udhëtimet, ushqyerja jo e rregullt dhe ekspozimi i gjatë në diell mund të kontribuojnë në këto çrregullime.

Prandaj, është e rëndësishme që gjatë verës të kujdeseni për hidratimin, pushimin dhe një rutinë të balancuar për të mbajtur në kontroll shëndetin hormonal dhe ciklin menstrual.