Bota

Në falenderimin për mbështetjen, Kate dhe William i kujtojnë botës edhe njëherë kërkesën që kanë

Princesha e Uellsit Kate Middleton dhe Princi William, janë shprehur se ndihen “thellësisht të prekur”, nga ngrohtësia e publikut dhe mbështetja e dhënë, pas njoftimit për kancerin.

Pas shumë javësh spekulime në rrjetet sociale për shëndetin dhe mirëqenien e saj, Kate ka thënë përmes një video-mesazhi të premten se i është nënshtruar kimioterapisë për kancer, pas një operimi që ka pasur në bark.

“Princi dhe Princesha janë thellësisht të prekur nga mesazhet e ngrohta prej njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, nëpër Komonuelth dhe në gjithë botën”, është thënë në një deklaratë të lëshuar prej Pallatit Kensington.

“Ata janë të prekur prej mbështetjes dhe janë mirënjohës për mirëkuptimin ndaj kërkesës së tyre për privatësi”.



/tiranapost