Lajme

Në festen për ”Ditën e Boshnjakëve” rrahet një 20 vjeçar nga sigurimi, Duda Balje publikon pamjet

Deputetja Duda Balje, ka postuar një video nga koncerti që u mbajtë mbrëmë për Ditën e Boshnjakëve.

Në postimin e saj në Facebook, shihet një 20 vjeçar duke u rrahur nga sigurimi, ku sipas saj ai donte vetëm që t’iu bashkohej të tjerëve që po luanin në podium.

Ajo u ka bërë thirrje organeve kompetente që të marrin masa serioze dhe të ndëshkojnë autorët.

Postimi i plotë:

Në koncertin që u mbajt mbrëmë me rastin e Ditës së Boshnjakëve, një djalë 20 vjeçar nga fshati Grnçara H.M u rrah vetëm pse donte t’u bashkohej të tjerëve që po luanin në podium.

Ai është sulmuar fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë.

Në ditën që festuam, u shkelën të drejtat elementare që duhet të kishte çdo njeri.

U bëj thirrje organeve kompetente që të merren seriozisht me këtë rast dhe të ndëshkojnë autorët në mënyrë që i riu që përfundoi në spital për shkak të plagëve të marra dhe familjarët e tij të ndihen më të sigurt dhe raste të tilla të mos përsëriten më.

Askush nuk duhet t’i japë vetes të drejtën për diçka të tillë, si e justifikoni dhunën fizike të disa personave ndaj një të riu???