4
Kosova shënon 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Kjo ditë po shënohet pa ish-krerët e UÇK-së që tash e mbi pesë vjet po gjykohen në Hagë.
E sot nga Kuvendi i Kosovës në formë simbolike u kërkua edhe lirimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në njërën nga ulëset që duket se i takon një prej deputetëve të PDK-së u vendosën stikerët me thirrjen “Free”.
Fotografia është publikuar nga platforma “Liria ka emër”.
