LifeStyle

Në frigorifer apo në ambient, ja si duhet t’i ruajmë vezët. A duhet t’i heqim prej letrës?

Ruajtja e duhur e vezëve është një pyetje që lind shumë shpesh në mendjen tonë, mund të themi sa herë që kthehemi në shtëpi nga supermarketi. Dhe me siguri kemi lexuar ose dëgjuar për metoda të ndryshe.

Gjëja më e zakonshme është blerja e vezëve në kuti të posaçme letre dhe ndoshta shumë prej nesh i vendosin ashtu në frigorifer. Mirëpo çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar? A janë këto kuti të përshtatshme për të ruajtur në mënyrë të sigurt vezët tona apo është më mirë t’i transferojmë në derën e frigoriferit?

Çfarë thonë ekspertët e ushqimeve?

Ekspertët theksojnë se për shkak se lëvozhga e vezëve është poroze (ka pore), ato mund të thithin lehtësisht aromat nga ushqimet me erë të fortë. Dhe pikërisht për shkak se janë poroze, nuk na lejohet t’i lajmë, pasi kështu u largohet barriera e tyre mbrojtëse natyrore, veshja e tyre natyrale në lëvozhgë, e cila është linja e parë e mbrojtjes duke mbajtur ajrin dhe bakteret jashtë vezës. Pra, gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i mbani të ndara nga pjesa tjetër e ushqimit në frigorifer, në kuti vezësh letre dhe për periudhën kohore të treguar në çdo paketë.

Gjithashtu, një tjetër fakt interesant që theksojnë ekspertët është se për t’i mbajtur ato edhe më të freskëta, një këshillë e mirë është t’i vendosni brenda kutive të vezëve, me kokë poshtë, pra anën ku maja është më e hollë për ta lënë poshtë. Në këtë mënyrë, theksojnë ekspertët, ndihmojmë të mbajmë të verdhën në qendër të vezës dhe parandalojmë këputjen e xhepit të ajrit që ndodhet tashmë brenda saj, duke ulur ndjeshëm rrezikun e prishjes, veçanërisht nëse nuk e konsumojmë.