ShowBizzz

Në gjendje të rënduar psikologjike, Fjolla Morina shtrohet në spital

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është shtruar në spital pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Media në Kosovë ‘n’ZOOM’ bën me dije se Fjolla u shtrua mbrëmjen e djeshme. 

Kohët e fundit Fjolla ka publikuar statuse e video duke akuzuar me emra, persona që sipas saj janë kokat e krimit të organizuar.

Pak ditë më parë vetë nëna e këngëtares, reagoi duke u shprehur se Fjolla nuk është mirë prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

Ndërkohë në media po qarkullon lajmi se ajo është shtruar mbrëmë në spital.