Lajme

Në Gjermani mbahet takimi i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit

Të hënën në Gjermani do të mbahet takimi i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.

Takimi i sotëm mbahet në prag të 10 vjetorit të kësaj nisme nga Gjermania për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja.

Kosova do të përfaqësohet nga Albin Kurti, në takimin që deri javën e kaluar ishte në dyshim pjesëmarrja e Kosovës.

Kjo kishte ardhur për shkak se Gjermania kishte kërkuar nga Kosova që të heqë masën e ndalimit për mallrat serbe për të zhbllokuar marrëveshjen e CEFTA-s, në të kundërtën Kosova ishte paralajmëruar se mund të përjashtohet nga kjo nismë.

Qeveria e Kosovës ndryshojë masën për mallrat serbe nga ndalimi i hyrjes në kontrolle të shtuara dhe detajuara për hyrje në Kosovë përmes pikës në Merdare.

Në mesin e marrëveshjeve që ishin nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit në vitin 2022 ishte edhe ajo për lëvizje të lirë të njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

Kjo marrëveshje ende nuk ka gjetur zbatim, pasi Bosnja nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje.