Një video e rëndë është bërë virale në rrjetet sociale nga Italia. Në Napoli disa njerëz shfaqen duke sulmuar me duar e këmbë veterinerët që nuk arritën të shpëtonin jetën e një qeni që qëndronte në rrugë.
Karabinierët e Napolit arrestuan katër qytetarë për bashkëpunim në sulmin ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe ndërprerje të shërbimit publik. Dy burra dhe dy gra, tashmë janë në arrest shtëpie në pritje të gjykimit.
Fillimisht e nisën me kërcënime, pastaj kaluan në dhunë fizike ndaj veterinerëve. Në video dëgjohen të thonë: E vratë qenin!
/tiranapost