Një i ri shqiptar i cili kishte marrë dënim me diçka më shumë se pesë vjet heqje lirie në Itali, është kapur në Shqipëri dhe këtë të enjte është ekstraduar për në Pordenone, atje ku gjykata i ka dhënë vendimin për mbajtje në qeli.
Specialistët e Interpol Tiranës, si rezultat i bashkëpunimit me homologët, finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasit shqiptar.
NEWS Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euroAi është Armando Valchizan alias Armando Dervishi alias Altin Dervishi alias Armando Gheorghe alias Martin Dervishi, 42 vjeç.
Gjykata e Pordenone, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 9 muaj burgim, për vjedhje në rrethana rënduese dhe emigracion të paligjshëm.
42-vjeçari i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është ndaluar në 11 mars 2026 në Portin e Durrësit teksa tentonte të hynte në Shqipëri duke përdorur disa identitete të ndryshme për t’i shpëtuar identifikimit nga policia.
NEWS I foli ish-të dashurës rumune/ Si u vra i riu nga Lezha në Itali (EMRI)Sipas shërbimeve policore, gjatë kontrolleve të detajuara në pikën kufitare u konstatua se shtetasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Policia Kufitare ndaloi me qëllim ekstradimi 42 vjeçarin Armando Valchizan, i njohur edhe me disa identitete të tjera: Armando Dervishi, Armando Gheorghe, Altin Dervishi dhe Martin Dervishi.
