Lajme

Në Kosovë mungon bashkëpunimi i mësimdhënësve me prindërit

Mësimdhënësit kanë njohuri për lëndët të cilat i ligjërojnë, por ka nevojë të këtë rritje të shkathtësive pedagogjike tek mësimdhënësit dhe bashkëpunim me të madh me prindërit. Kështu, kanë thënë drejtues të organizatës “Teach For Kosova”, pas një vlerësimi që i kanë bërë mësimdhënësve, proces i cili ka zgjatur dy vite. Njohës të fushës së arsimit po vlerësojnë së mësimdhënësit duhet të vlerësohen, pasi kjo do të ndikoj në performancën e tyre dhe në pagë.

Në mungesë të një vlerësimi institucional, organizata “Teach for Kosova”, në kuadër të projektit “E ardhmja e edukimit”, ka zhvilluar një proces të vlerësimit gjatë dy viteve të fundit ku janë përfshirë afër 400 mësimdhënës dhe mbi 6 mijë nxënës në 5 komuna të Kosovës.

Drejtori i kësaj organizatë, Egzon Gashi, i tha Radio Kosovës, se e gjetura kryesore e këtij vlerësimi është së mësimdhënësit kanë njohuri të mira për lëndët të cilat i ligjërojnë.

“ Njëra prej gjetjeve kryesorë nga ky vlerësim është së shpesh herë mësimdhënësit etiketohen se nuk kanë njohuri të mjaftueshme për lenden. Por në realitet edhe në pyetësorin për nxënës dhe mësimdhënës, po ashtu edhe gjatë vëzhgimit në klasë ka rezultuar së njohuria për lenden të cilën e ligjërojnë mësimdhënësit është shumë e mirë në secilën lende. Këto rezultate kanë dalë në pesë komunat që kanë qenë të përfshira në vlerësim.”

Ndër të tjera, Gashi tha së në raportin e vlerësimit është identifikuar edhe një e gjetur që tregon se niveli i bashkëpunimit në mes të mësimdhënësve dhe prindërve nuk është në nivelin e duhur.

“ E gjetura kryesore prej nxënësve është së mësimdhënësit nuk kanë bashkëpunim të mirëfilltë me prindërit e tyre. Kjo na tregon që trekëndëshi pedagogjik nuk po funksionin si duhet edhe pse institucionet arsimore kanë mundësi të ndryshme që prindërit të përfshihen me shumë në procesin edukativo arsimore. Kjo na tregon se familja nuk po përfshihet sa duhet në shkollë, tha Gashi.”

Ndërkaq, procesin e vlerësimit të mësimdhënësve për licencë të avancuar të cilën e ka paralajmëruar Ministria e Arsimit, që është dashur të filloi nga muaji qershor i këtij viti, njohës të çështjes së arsimit po e vlerësojnë të duhur. Xhavit Rexhaj, tha se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë mësimdhënësit, pasi parasheh avancim në karriere dhe ngritje të pagës.

” Testimin për licence të avancuar të gjithë mësimdhënësit të cilët do ta kalojnë do të këtë përftime në pagë. Kjo do të ndikoj pozitivisht në karrierën e tyre si mësimdhënës pasi do të kenë edhe statusin e trajnerit.”

Vlerësimi i perfomancës është proces ligjor i obligueshëm për të gjithë mësimdhënësit. Ndër vite procesin e vlerësimit me shkrim e kanë kundërshtuar mësimdhënësit dhe Sindikata e Arsimit.