ShowBizzz

Në mënyrën më të veçantë, Kourtney zbulon se do të bëhet nënë për herë të katërt!

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker do të bëhen prindër sërish, teksa ka qenë vetë ylli i “The Kardashians” që ka konfirmuar lajmet që qarkullonin më parë në mediat rozë për shkatzëninë e saj, në mënyrën më të vecantë të mundshme.

Ajo zgjodhi ta ndajë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël me bashkëshortin e saj, në koncertin e këtij të fundit në Los Angeles, ndërkohë që bateristi performonte në skenë me grupin e tij.

Kourtney ngriti një tabelë ku shkruhej: “Travis, jam shtatzënë”, teksa të gjithë fansat e muzikantit kanë reaguar të lumtur.

Në fakt Kourtney (44 vjeç) dhe Travis (47 vjeç) përpiqen prej kohësh që të kenë një fëmijë bashkë dhe më në fund do të mund të bëhen prindër sërish, ndërsa ende nuk dihet gjinia e bebushit apo detaje të tjera rreth shtatzënisë.

Kujtojmë se Kourt është nëna e 3 fëmijëve të tjerë, Mason (13 vjeç), Penelope (10 vjeç) dhe Reign (8 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me ish-in, Scott Disick, gjithashtu edhe Barker ka fëmijë me ish-gruan e tij, Shanna Moakler: Landon (19 vjeç), Alabama (17 vjeç) dhe Atiana (24 vjeç).