ShowBizzz

“Në mes të detit me një varkë skandaloze”- Për të xhiruar filmin Bora Zemani mposhti një nga fobitë e saj më të mëdha

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë realizuar filmin e tyre të parë sëbashku, “5 Herë jo!”, protagonistë të të cilit janë po ata.

E ftuar përballë vëllezërve Veshaj, Bora foli për xhirimet, sfidat dhe kënaqësitë e këtij projekti.

Ndërsa iu kërkua të ndante dhe një nga momentet për të cilat i është dashur të sakrifikojë, Bora tregoi se mposhtin një prej fobive të saj më të mëdha.

Momenti që ajo ndau kishte të bënte me një fragment ku i duhej të qëndronte në det “me një varkë të vogël skandaloze”, siç shprehet ajo.

“Sakrificë shumë të madhe kam bërë njëherë që kam xhiruar në varkë duke patur fobi detin dhe isha në mes të detit me një varkë skandaloze. Isha në panik, Donaldi ishte gjithë kohës duke më qetësuar mua“, tha Bora.