ShowBizzz

Në mesin e aludimeve për ndarje, Vivien bën urimin e papritur për Getinjon

Modelja, Vivien Thano dhe reperi i njohur, Getinjo kanë qënë jo pak në vëmendjen e mediave rozë.

Ata krijuan lidhjen e tyre të dashurisë teksa të dy ishin pjesë e formatit “Big Brother VIP”, mirëpo pak pas daljes së tyre ata janë përfolur për një ndarje të mundshme.

Mungesa e postimeve së bashku ka mjaftuar për të nxitur akoma më tepër këto dyshime e më pas vetë dyshja ka konfirmuar ndarjen.

Vetëm pak ditë më parë, Getinjo dhe Vivien janë rikthyer sërish tek njëri-tjetri, pasi janë fotografuar disa herë krah njëri tjetrit në ambiente publike.

Ditën e sotme reperi feston ditëlindjen, dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk kishte si të mungonte një dedikim romantik nga Vivien.

Gëzuar ditëlindjen tuni im!”, shkruan Viven krahas një foto me Getin.

Gjithashtu pak ditë më parë ajo postoi një video teksa mbante dorën tek pjesa e bakut pak të rrumbullakosur, duke na lënë të mendojmë se është në pritje të ëmbël.