ShowBizzz

Në mesin e fjalëve për ndarjen nga Ledri, Sara Hoxha vjen me një reagim: “Kur lexoj disa komente…”

Ndarja mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka qenë një nga temat më të përfolura në mediat online dhe rrjetet sociale kohët e fundit.

Dyshja ende nuk kanë folur publikisht për këtë vendim të tyre, ama ishte menaxheri i reperit ai që konfirmoi zërat e më pas miqtë e Ledrit.

Kjo situatë është kthyer në një nga më të komentuarat, andaj ditën e sotme Sara Hoxha duket se ka bërë një reagim kundrejt tyre.

Pak më parë ajo ka postuar një video ku në anglisht shprehet “mblidh gjërat e tua dhe ik“, ndërsa përmbi videos ka shkruar: “Unë kur lexoj disa komente“.

Kujtojmë se për disa kohë Sara vendosi të largohej në Gjermani së bashku me vajzën e saj, ndërsa tashmë nga postimet në rrjetet sociale duket se është rikthyer sërish në Shqipëri.



lokimagazine