Lajme

Në momentet e fundit, Vjosa Osmani bën një lëvizje drejt mandatit të dytë, ky është propozimi i saj

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar sot një iniciativë të rëndësishme për ndryshime kushtetuese.

Në një postim të shpërndarë për publikun, Osmani deklaroi se ka proceduar amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e Presidentit/es nga populli, duke iu referuar punës së Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës të vitit 2011.

Ajo u bëri thirrje të gjitha partive politike që të mbështesin këtë nismë, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së sovranitetit tek qytetarët: “Tash e tutje, le të flasë populli!”

Postim i plotë:

ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!

Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

Tash e tutje, le të flasë populli!

Të Ngjashme