Majlinda Zeka, e njohur për prezencën e saj në Instagram, pak kohë më parë humbi babain. Humbja e tij ka qenë një moment i vështirë për të, të cilin ajo e ka ndarë herë pas here me ndjekësit e saj.
Me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, Majlinda ka publikuar një Instastory me një mesazh prekës kushtuar të atit, të shoqëruar me fotografinë e tij, shkruan “Kosovarja”.
“Allahu ta ndriçoftë varrin, babi jem,
ta bëftë sofrën tënde në Xhenet më të bukur se çdo iftar që kemi nda bashkë.
Ti mungon në çdo ulëse, në çdo lutje, në çdo buzëqeshje të familjes sonë.
Por dashuria për ty jeton në çdo Ramazan që do të vijë.
Iftari i parë pa ty…
dhe malli për ty është më i madh se kurrë.
I përjetshëm është kujtimi për ty, babë.”/Kosovarja/
