Lajme

Në një romancë me vëllain e Meritonit? Ish-banorja e BBV jep përgjigjen e papritur për fansat

Rike Roçi dhe vëllai i Meriton Mjekiqit, Rinori janë përfolur prej ditësh se kanë nisur një romancë. Së fundmi u aludua se ata po kalojnë pushimet bashkë, mirëpo këtë mbrëmje ish-banorja e Big Brother Vip 3 ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë sesi qëndron e vërteta.

Në një postim në Instastory ajo shkruan se ndodhet me pushime në Sardenja me familjen e saj dhe çdo detaj e ka ndarë me ndjekësit nëpërmjet postimeve të shpeshta, kështu që nuk ka vend për dyshime nëse ndodhet me pushime diku tjetër. Ajo hedh poshtë aludimet duke u shprehur se Rinorin e njeh por nuk ka asgjë më tepër me të.