Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla tha se nuk e përjashton mundësinë që pas miratimit në kuvend të projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i njëjti mund të ndjek rrugën drejt Gjykatës Kushtetuese.
Ajo tha se është e përgatitur për një hap të tillë.
Gërvalla: Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë në linjë me Kushtetutën
“Edhe pse projektligji që e kemi miratuar sot në qeveri për herë të përsëritur është në linjë me Kushtetutën, është në linjë edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe me rekomandimet e Komisionit të Venedikut. Unë nuk mund ta përjashtojë mundësinë që pasi të miratohet në kuvend, parti të caktuara opozitare në mungesë të argumenteve serioze ose të aftësisë për ta kundërshtuar këtë ligj në kuvend me argumente serioze, do të mund të ndjekin përsëri rrugën drejt Gjykatës Kushtetuese, nuk dua ta paragjykojë por jam e përgatitur edhe për një hap të tillë, i cili faktikisht do ta vononte përsëri këtë ligj kaq të domosdoshëm për të krijuar qartësi edhe në opinion pro edhe në institucione”, deklaroi ai.
Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
