Lajme

​Në prag të verdiktit të Hagës, BIK i stolisë xhamitë me flamurin e UÇK-së

Që të gjitha xhamitë dhe objektet tjera të institucioneve të Bashkësisë Islame janë stolisur nga sot me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu vendpsi kryesia e kësaj Bashkësie, në mbledhjen e mbajtur sot, në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Me këtë vendim, në objektet e xhamive dhe mesxhideve, përveç hapësirave të rregullta, flamuri i UÇK-së do të vendoset edhe në minaret e tyre”, thuhet në vendimin, ku ky veprim jepet si “shenjë organizimi, solidariteti dhe nderimi për luftën e drejtë të UÇK-së, duke iu bashkuar urimit dhe shpresës që të gjithë të akuzuarit të lirohen nga aktakuzat e ngritura ndaj tyre dhe të shpallen të pafajshëm”.

Vendimi u nënshkrua nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Të Ngjashme