Lajme

Në proces divorci me Ilir Metën, Monika Kryemadhi gjen “ngushëllim” tek ky person i dashur

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vendosur që t’i kalojë me familjen ditët e saj të vështira. Pas procesit të divorcit që ka nisur me presidentin e PL-së, Kryemadhi duket se ka zgjedhur që t’i rikthehet rrënjëve të saj dhe të kalojë kohë me familjen. Madje ka postuar edhe një foto me nënën e saj, Fatimen, duke i bërë edhe një dedikim…

Dedikim që duket se vjen pas momentit të vështirë që po kalon Kryemadhi.

“Dibër, toka e mamit…! Kur rrëzohesh, nëna jote është gjithmonë aty për të të ngritur,” shkruan në postimin e saj, Monika Kryemadhi. E teksa kjo e fundit ishte në Dibër, Ilir Meta zgjodhi ta kalonte fundjavën me miqtë e tij në Mat.