
Protestat e studentëve nisën nga rënia e një strehe në stacionin hekurudhor në Serbi. Në fillim ishin studentët e Arteve të Bukura që u ngritën. Tani në çdo qytet e fshat në Serbi mund të dalësh për një kafe e ta gjesh veten në protestë. Çfarë po ndodh në Serbi? Pse po shohim tubime aq madhështore në fqinjin tonë rajonal?
Aleksandra Tomaniç flet për podcastin e Ditmir Bushatit dhe tregon se për herë të parë është optimiste, për atë që po ndodh në Serbi.
Protesta ama që mungon flamuri i BE-së, sepse shoqëria serbe është e zhgënjyer me BE-në. Këto janë kryekëput protesta për veten. Nuk janë protesta që kërkojnë punë në shtet, po studentë e njerëz që kërkojnë dinjitet.
Po a do t’ia dalin serbët të shërojnë vetveten? Po të frymëzojnë fqinjët?
/tiranapost