![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/10/ne-sezonin-e-ardhshem-luiz-ejlli-ne-jurine-e-dancing-with-the-stars_65402bfb5ec3b.jpeg?resize=1024%2C576&ssl=1)
Në përmbledhjen e sotme ditore të “Dancing with the stars”, kishte një suprizë të papritur për ndjekësit.
Luiz Ejlli u bë pjesë e provave të konkurrentëve, konkretisht të Eltionit dhe Ina Kollcakut.
Mirëpo, kjo e fundit e ngacmoi Luizin duke i thënë se ka dëgjuar që këngëtari do të jetë pjesë e jurisë në sezonin e ardhshëm, meqenëse u shpall fitues i “Big Brother VIP”.
“Po të isha unë kryetar do kishte supriza, nuk do ishte as Valbona as Olta, por do ishte Rovena Dilo”– iu përgjigj Luizi, duke ngacmuar kështu Eltionin, i cili ka qenë në një romancë me këngëtaren.
Më tej ai shtoi: “Aty në juri ka edhe njerëz që nuk kanë lidhje me këtë pjesë, por janë juri”– tha Luizi, gjë që u duk si një thumb ndaj Olta Gixharit.
lokimagazine