LifeStyle

‘Në shtrat jam si vullkan’, Leotta habit me deklaratat, por kërkon respekt për profesionalizmin e grave të bukura

Moderatorja e njohur sportive italiane, Diletta Leotta, ka bërë bujë me disa deklarata të fundit në një intervistë për podkastin e Victoria Cabello-s. Duke lënë për një moment rolin e gazetares sportive, ajo foli hapur për jetën private, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

“Jam siciliane, në shtrat jam si vullkan. I jap vetes notën maksimale!”, u shpreh Leotta me humor, një fjali që menjëherë u bë virale mes fansave të saj.

Megjithatë, përtej toneve provokuese, moderatorja theksoi edhe një mesazh më të thellë. Ajo u shpreh e irrituar nga paragjykimet që, sipas saj, vazhdojnë të ekzistojnë ndaj grave të bukura në media.

“Më nervozon fakti kur nënvlerësohem. Kur një vajzë është e bukur dhe vishet mirë, vendoset menjëherë në një kategori. Duket sikur disa e kanë të vështirë të pranojnë se një grua me paraqitje tërheqëse mund të jetë edhe shumë e aftë profesionalisht”, deklaroi ajo.

E lindur në vitin 1991, në Katania, Leotta është një nga fytyrat kryesore të DAZN Italia dhe një zë i njohur i Radio 105.

Që nga qershori i vitit 2024, ajo është e martuar me portierin gjerman, Loris Karius. Ata kanë një vajzë, Aria Rose, e lindur në vitin 2023, ndërsa në dhjetor 2025 njoftuan se janë në pritje të fëmijës së dytë.

Së fundmi, Leotta ishte protagoniste së bashku me këngëtaren Elodie në prezantimin e fanellës së re të Juventus në “Allianz Stadium” të Torinos, duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj qendror në botën e sportit italian.

ImageImageImageImage

Të Ngjashme