Drejtori i spitalit Al-Shifa ka dhënë pamjen e zymtë dhe të trishtë që ndodhet brenda katër mureve.
Në një intervistë telefonike, Mohammad Abu Salmiya tregoi për spitalin e Gazës ku ka mbi 650 njerëz të plagosur, 36 foshnja të lindura para kohe, 45 pacientë me probleme në veshka dhe 5 mijë njerëz që janë zhvendosur aty. Disa fëmijë po vdesin nga uria. Kurse shkëputja e energjisë elektrike sjell mosfunksionim të pajisjeve mjekësore dhe inkubatorëve. Karburanti për gjeneratorët është drejt përfundimit.
“Fëmijët po vdesin nga uria, sepse ata kanë nevojë për qumësht dhe nuk ka ujë për të bërë qumështin për ta”, tha Abu Salmiya.
Ai raportoi vdekjen e një pacienti me probleme në veshka dhe paralajmëroi se katër të tjerë janë në rrezik. Kjo për shkak të mungesës së dializës.
/tiranapost