Policia e Kosovës në Zubin Potok ka sekuestruar rreth 140 kilogram eksploziv ku ka gjetur armë dhe municion në një shtëpi të braktisur.
Kjo është konfirmuar për Tëvë1 nga Policia.
Armët dhe municioni është gjetur në fshatin Jagnjenicë në një shtëpi të braktisur.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar një pushkë e tipit M48, 244 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe 2 karikatorë të zbrazët.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia për Trajtimin e Eksplozivit (EOD) te cilët kanë tërhequr eksplozivin në mënyrë të sigurt, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar llojin e saktë të eksplozivit. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Gjatë ditës Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një sasi të armëve në një shtëpi të braktisur në Zveçan.
