Lajme

Nën ndikimin e alkoolit, një person në Pejë rrah e gruan e tij

Në Pejë është shënuar një rast i dhunës në familje.

Një person është arrestuar mbrëmjen e 11 korrikut në Pejë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

“Pejë 11.07.2026, 21:30. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishe shkaktuar dhune psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

 

Të Ngjashme