Lajme

Nëna e dërgoi në spital për dhimbje barku, mjekët zbulojnë se 10-vjeçarja ishte shtatzënë, abu*zohej nga njerku dhe..

Një vajzë 10-vjeçare në Majorca të Spanjës ka përjetuar momente tmerri nga njerku i saj.

Vajza e mitur u përdhunua dhe mbeti shtatzënë. Sipas mediave spanjolle, përdhunimet kanë ndodhur teksa nëna ishte larg për punë, duke ia besuar fëmijën partnerit të saj.

Tmerri u zbulua kur fëmija filloi të vuante dhimbje barku dhe nëna e saj e çoi në spital. Atje, mjekët gjetën fillimisht disa mavijosje dhe prerje që sugjeronin se fëmija ishte abuzuar seksualisht përpara se të zbulonin se 10-vjeçarja ishte disa javë shtatzënë.

Sipas raportimeve lokale, për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të vajzës, ajo u transferua në një spital tjetër ku iu nënshtrua një operacioni.

Siç tha nëna, i vetmi person që ishte kujdesur për vajzën ishte partneri i saj aktual, për pasojë u thirr policia dhe u bë arrestimi i tij.

Kur 35-vjeçari doli në gjykatë të mërkurën, thuhet se i tha gjyqtarit “Më vjen shumë keq për atë që bëra, por ishte vetëm një herë”. Por e mitura ka thënë në polici se njerku e ka abuzuar prej një muaji.