Bota

“Nëna jote”, përgjigjja e zëdhënëses së Trump ndaj gazetarit bëhet virale

Mënyra se si zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj pyetjes së një gazetari në lidhje me takimin e ardhshëm të Donald Trump me Vladimir Putin ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, iu përgjigj me frazën “nëna jote” një gazetari të HuffPost, i cili e pyeti se kush e sugjeroi Budapestin si vendndodhjen e takimit të ardhshëm të Trump me presidentin rus.

Levitt, duke postuar në X pasi biseda u zbulua, u përgjigj me një ton agresiv: “Për ta vënë në kontekst, S.V. Date i Huffington Post nuk është një gazetar që interesohet për faktet. Ai është një gazetar i krahut të majtë që ka sulmuar Presidentin Trump për vite me radhë dhe vazhdimisht e ka bombarduar telefonin tim me argumente demokrate. Vetëm hidhini një sy postimeve të @svdate, duket si një ditar personal anti-Trump”.

Më vonë gazetari postoi një pamje të ekranit të mesazhit me pyetjen e HuffPost dhe përgjigjet e saj.



/tiranapost