ShowBizzz

Nënat kanë gjithnjë të drejtë! A$AP Rocky thotë se mamaja e tij e nxiste të lidhej me Rihanna

A$AP Rocky ka zbuluar se ishte nëna e tij, Renee Black, që e këshillonte të lidhej me Rihanna shumë kohë përpara se dy artistët të bëheshin prindër.

“Mami më thoshte gjëra si, ‘e di që të pëlqen kjo vajza me të cilën po del tani’, nuk do të përmend emra, ‘por dua të të shoh me RiRi”, tha ai në një intervistë. “I thosha ma, po pse ma thua? Ajo vajzë nuk më sheh fare ashtu”, u shpreh ai.

“Nënat i dinë gjërat”, vijoi reperi: “Jam mirënjohës që Rihanna erdhi në jetën time në atë kohë sepse në ndonjë moment më herët mendoj se nuk isha gati për diçka të tillë. Mendoj se as ajo nuk ishte.”

Rocky dhe Rihanna kanë qenë miq për thuajse një dekadë para se të vendosnin që të lidheshin bashkë në vitin 2020.

Më tej, ai tha se këngëtarja “kishte qenë gjithnjë e dashura e tij” dhe se “e pëlqente.”

“Ishim në të njëjtën anë. Lindur në të njëjtin vit. Babai im është nga vendlindja e saj… Kur kthehem, i takoj të dyja familjet. Ka shumë ngjashmëri, është shumë e lezetshme. Ne qeshim shumë”, tha ai.

Çifti ka tre fëmijë, dy djem, RZA dhe Riot dhe një vajzë, Rocki Irish që erdhi në jetë në shtator. Dhe duket se s’kanë ndërmend që ta lënë me kaq. Këtë javë, RiRi bëri lëmsh rrjetin duke thënë se është gati për një bebe të katërt.