Lajme

“Nënën s’e morëm ne, ti na mbylle dyert!” Laureta-kunatës: Të ndihmuam 26 vjet, sot i dashke të gjitha!

Laureta përballet në “Shihemi në Gjyq” me Namikun, ndërsa në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, gjendet edhe Astriti. Ata janë tre nga shtatë fëmijët e Hamidesë dhe kanë një mosmarrëveshje të fortë. Dy prej vëllezërve, Selamiu e Sajmiri kanë ndërruar jetë.

Rezulton se Sajmiri, edhe pse i martuar në Itali, në Shqipëri figuron beqar sepse nuk e ka regjistruar kurrë martesën. Si rrjedhojë, ai gjendej në trung familjar me nënën. Një vilë në Qerret të Durrësit për të cilën po debatohet në studio, ka nisur legalizimin me emrat e dy vëllezërve të ndjerë. Banesa ka përfunduar në emër të Selamiut, gruas së tij, Anilës dhe 4 fëmijëve të tyre.

Familja ka edhe toka të përfituara prej ligjit 7501 që janë nën emrin e Namikut. Problemi kryesor është shtëpia sepse Laureta thotë që në këtë shtëpi ku jeton Anila me fëmijët e saj, gjendet edhe nëna Hamide. Ajo pretendon se nëna është lënë jashtë nga Anila që nuk i lejon fëmijët ta takojnë. Gjatë telefonatës me Anilën, Laureta bën një sërë akuzash ndaj saj.

Anila: Shtëpia është në emër të Selamiut…

Laureta: Dhe Hamideja të ka thënë vëre në emër të të dy çunave se nuk është e njërit, ti i ke thënë që s’ka gjë se e marr tani dhe ia jap mbrapa. Thuaji gjërat siç janë të vërteta se s’kemi ardhur këtu për të dëgjuar ato që thua ti! Kur të ka thënë mami që vëre në emër të të dy djemve se e ka bërë ai atje në Itali, ti i ke thënë po e vë në emrin tim se unë bëj be që nuk ua marr fëmijëve shtëpinë. Sot ti thua nuk ua jap shtëpinë! Nënën nuk e kemi marrë vetë, por na i mbylle të gjitha dyert e shtëpisë! Mos harro se i ke që të gjitha në realitet! Ta mbash mend këtë ditëlindje që i kam bërë nënës sime! Më datë 9 ka qenë shiu që binte, rrugët e Durrësit ishin bllokuar dhe ne morëm rrugën për t’i dhënë një copë rrugë nënës! Këtë e di shumë mirë ti! Shtëpia e sipërme është e Sajmir Halës dhe pikë! Sesi e ke marrë ti do të japësh përgjegjësi sepse Selamiu ka, shtëpinë e vjetër e shitëm, ia dhamë, bëmë shtëpinë e re, ju kemi ndihmuar 26 vjet, çfarë kemi pasur, jua kemi prurë! Ia kam hequr fëmijëve të mi për t’ia prurë fëmijëve të tu! Ti sot dashke dhe shtëpitë, dashke edhe tokat, i dashke të gjitha! Po si jo moj?! Po tjetër çfarë dashke ti?! Na nxore edhe përjashta, çfarë do më, na thuaj?! Na solle edhe deri këtu!

Të Ngjashme