Shëndetësi

Nepsi, ose kurthi i të ushqyerit

Nga Doktor Ilir Allkja

Patatet e skuqura kanë qenë ushqimi i preferuar i fëmijërisë e i rinisë time, kjo pasi Librazhdi, vendi ku jam rritur prodhonte plot patate.
Deri në vitin 90 e panjohur, Coca Cola u kthye në pijen më të lakmuar për në shqiptarët. Më kujtohet që Coca Cola-n e parë e kemi blerë 6 shokë në nëntor të vitit 91 në rrugën e Durrësit dhe e kemi pirë duke e ndarë barabartë mes nesh.

Më pas unë haja patate të skuqura, pija Coca Cola pothuaj çdo ditë, pasojë e këtyre veseve në moshën 26 vjecare peshoja 116 kg !!!
Unë pas shumë vitesh vitesh e theva varësinë time ndaj sheqerit dhe kripës duke përdorur metodat që do përshkruaj më poshtë, dhe nuk kam pse të pi më një koka kola të ftohtë ose të ha ushqime të kripura të skuqura.

Tani kjo është liria!
– Kurthi i ushqimit !! ← Më lejoni t’ju them se çfarë dua të them me këtë.
Kompanitë e mëdha të ushqimit, (nuk dua të përmend emra) po punojnë kundër nesh çdo ditë !!!
Industria ushqimore është ka kapur majat sot duke procesuar ushqime e pije pa fund, ajo ka punësuar shkencëtarë të ushqimit që punojnë në laboratorë gjithë ditën duke kërkuar “pikën e lumturisë” për produktet e tyre.

Point Bliss Point : pika ku ju merrni nxitimin e përsosur të dopaminës për trurin tuaj.
Kompanitë e mëdha të ushqimit rregullojnë sasinë e duhur të shtesave në ushqime në mënyrë që truri juaj të krijojë varësi.
Kur ushqimi ka saktësisht sasinë e duhur të erëzave, ose kripës, ose sheqerit për t’ju dërguar në shijen e ëndërruar, ata kanë gjetur “Bliss Point”.

Nëse e keni pasur të vështirë të thoni jo për ushqimet tuaja të preferuara ( ato të procesuarat, patate, qofte, sallamra, proshuta, konserva, e gjithcka që vjen nga industria ushqimore)… atëherë më lini të spjegoj se ato ushqime janë krijuar që ju t’i dëshironi !
Në rastin ideal, ju do të ndaloni të hani ushqim të përpunuar.

Këtu janë disa mënyra efikase që mund të zvogëloni dëshirat tuaja të mëdha për ushqim .
[1️⃣] Shëroni, ekuilibroni mikroflorën tuaj të zorrëve. Problemet e zorrëve në të vërtetë ju bëjnë të dëshironi ushqime “të këqija”, kështu që shëndeti i mirë i zorrrëve do t’ju ndihmojë t’i largoni dëshirën këto për këto ushqime.
[2️⃣] Krijoni vetë kombinime të shëndetshme.
A mund të bëni një version shtëpiak të ushqimit të paketuar që ju doni?
Provojeni!
Ju mund edhe ta pëlqeni më mirë se sa versionin e tregut.

[3️⃣] Pini ujë! Ndonjëherë mendojmë se jemi të uritur kur në të vërtetë kemi etje. Para se të hani ato patate të skuqura , pini një gotë ujë dhe shikoni nëse e frenon dëshirën për të mëkatuar me ushqime të pashëndetshme.
 

Të Ngjashme