Kuriozitete

🔥 Nëse doni t’ju shkojë mbarë, ky duhet të jetë personi i parë që duhet t’ju hyjë në shtëpi me 1 Janar

Nata e ndërrimit të viteve mbetet një nga festat më të dashura për shqiptarët, dhe përgatitjet nisën disa ditë më parë për t’u siguruar që mbrëmja e 31 dhjetorit të jetë e veçantë dhe e plotë.

Fishekzjarrët, ëmbëlsirat, gatimet tradicionale, programet televizive dhe pemët e ndriçuara janë vetëm disa nga detajet që e bëjnë këtë festë kaq të veçantë në krahasim me të tjerat.

Moneytizer Paragrafi 2

Përveç këtyre, shqiptarët ruajnë edhe disa tradita unike që nuk gjenden lehtësisht në vendet përreth. Një nga më karakteristikat është zakoni se kush duhet të hyjë i pari në shtëpi në ditën e parë të vitit.

Sipas gojëdhënave, kur i pari që hyn në shtëpi është një fëmijë i gjinisë mashkullore, gjithë viti do të shkojë mirë dhe pa probleme. Pra, për ata që i besojnë këtyre besimeve, është e rëndësishme që fillimisht të lejohet të futet një djalë i vogël në shtëpi, e më pas të tjerët.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo traditë, e mbushur me simbolikë dhe shpresë, vazhdon të jetë pjesë e festimeve shqiptare të Vitit të Ri, duke sjellë gëzim dhe optimizëm për fillimin e vitit të ri.