Babai i Selin, Toni Bollati, ka qenë ditën e sotme në një lidhje telefonike me emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar të gjitha situatat e forta të së bijës në “Big Brother VIP 5”.
Toni Bollati hodhi poshtë akuzat e Rogert Sterkaj se ai ndodhet në burg, si dhe u shpreh se nuk është bërë pishman për fjalët e forta që ka thënë kundrejt Armir Shahinit.
Por jo vetëm kaq, pasi babai i Selin ka komentuar edhe raportin e saj me Gimbon, me të cilin bëri dhe dasmën traditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ai u shpreh se është i lumtur për zgjedhjen e vajzës së tij sa nuk mund t’a përshkruajë me fjalë. Madje ai premtoi se nëse nuk eliminohet në këtë televotim me Brikenën, do t’i hipë avionit dhe do të vijë në shtëpinë e BBV për t’iu bërë një tjetër dasmë.
“Pavarësisht këtyre ngjarjeve që ndodhin në Big Brother, dua t’ju them një gjë. Kam përshtypjen që të gjithë prindërit më kuptojnë. Jam aq i lumtur me ardhjen në shtëpinë tonë të Gretës sa nuk mund t’a përshkruaj me fjalë. Jam po aq i lumtur me zgjedhjen e vajzës sime për Gimbon sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Dua të them një gjë dhe dua ta them me plot bindje: nëse Gimbo nuk skualifikohet nga loja, unë ju betohem juve dhe ju jap fjalën që unë do ti hipi avionit dhe do t’u bëj prapë një dasmë të madhe aty brenda në Big Brother”, tha Toni Bollati.
View this post on Instagram
A post shared by Big Brother VIP Fan Club (@bigbrothervip.fanclub)
