Donald Trump ka thënë se kjo është mundësia e tij e fundit. Nëse humbet përballë Kamala Harris, atëherë nuk do të kandidojë më për President të Amerikës.
Këto janë zgjedhjet e treta për Trump.
Herën e parë ishte në garë me Hillary Clinton, ku edhe fitoi. Herën e dytë me Joe Biden, ku humbi dhe kjo është gara e tretë për të.
“Jo, nuk e bëj. Nuk e shoh fare si mundësi”, tha Trump, kur u pyet në një intervistë nëse planifikon ta provojë sërish, nëse nuk fiton. Ai shtoi se shpreson që rezultati i nëntorit të jetë në favorin e tij.
/tiranapost