Kush nuk e do një udhëtim surprizë për t’u larguar me njeriun e zemrës nga monotonia? Por një lidhje e shëndetshme nuk përcaktohet përmes akteve të mëdha apo ngjarjeve dramatike. Në fakt, janë zakonet e përditshme të çiftit ato që i japin formë dhe kuptim marrëdhënies, sepse secili prej tyre ndikon në mirëqenien e dy partnerëve.
Dashuria që zgjat nuk është e zhurmshme, por e qetë dhe e paqtë. Sipas studimeve realizuar së fundmi, Psychology Today ka ndërtuar një listë me 6 zakonet që kanë çiftet në marrëdhënie të shëndetshme. Nëse edhe ti i ke, me siguri ke një marrëdhënie për t’u pasur zili.
Komunikim i mirë: Njerëzit në marrëdhënie të shëndetshme janë të mirë në marrjen e vendimeve të përbashkëta. Kjo aftësi, sipas studiesve (në pëmbledhjen e botuar në “Journal of Social and Personal Relationships”), i bën më të lumtur çiftet që e zhvillojnë, sepse nxit edhe njohjen e mirë të njëri-tjetrit.
Flenë mjaftueshëm gjumë: Gjumi i mirë i sjell të mira çdo individi më vete, por ndikon edhe në marrëdhënien e suksesshme. Studiuesit (në botimin e “Personal Relationships”) kanë konfimruar se mungesa e gjumit rrit probabilitetin që njeriu të bëhet me nerva apo të ketë shpërthime të nxituara negative. Kjo i bën të marrin vendime të ashpra për raportin e tyre për të cilat mund të pendohen më vonë. E njëjta gjë nuk ndodh me personat që bëjnë gjumë të mirë.
Përqafimet: Këto studime kanë dalë në konkluzionin se pëlqimit fizik i shprehur në përditshmëri ka efekt të menjëhershëm në rritjen e kënaqësisë në marrëdhënie. Zhvillimi i një zakoni që e bën çiftin të ketë afeksion të përditshëm me përqafime dhe të tilla shprehje dashurie ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e të dyja palëve.
Investimi i kohës në marrëdhënie: Nuk ka një përcaktim fiks për kohën që duhet të marrë një marrëdhënie romatike dhe atë që duhet të ketë shoqëria apo familja. Studimet kanë dalë në përfundimin se shumica e çifteve që kanë një raport të shëndetshëm kanë gjetur balancën e duhur mes të kaluarit kohë me partnerin dhe me shoqërinë. Në një pikë, të duhet patjetër të sakrifikosh nga koha me partnerin për t’ia dedikuar raporteve të tjera me rëndësi.
Nostalgjia: Për çiftet që kanë një lidhje të shëndetshme, herë pas here ka udhëtime mes bisedash dhe kujtimesh të vjetra romantike që kanë shenjuar lidhjen e tyre. Biseda të tilla flasin shumë për të dy.
Lojëra: Sipas studimeve, përpjekjet e një çifti për të krijuar lojëra mes tyre i bën më të lumtur. Kjo mënyrë bashkëveprimi mes dy partnerëve i jep gjallëri dhe emocion marrëdhënies.