Ky artikull të tregon disa situata në të cilat mund ta kuptosh nëse duhet apo jo të ndahesh nga partneri/ja
Paraprakisht, duhet ta dish se vendimi përfundimtar të takon ty, gjithsesi situatat janë këto:
Kur nuk ndihesh sikur ke vendin dhe prioritetin e duhur
Një situatë kur duhet të ndahesh:
Nëse vazhdimisht ndihesh i/e lënë pas dore dhe mendon se personi tjetër nuk të kushton rëndësinë dhe vëmendjen e duhur.
Nëse partneri yt është vazhdimisht i pavëmendshëm dhe neglizhues ndaj nevojave dhe dëshirave të tua, pavarësisht nga përpjekjet e tua të shumta për t’ia komunikuar ato, atëherë mund të themi se partneri në fjalë nuk e çmon këtë lidhje. Këtë e konfirmon edhe psikologia Parisa Ghanbari.
Vijo lidhjen nëse:
Ia ke komunikuar personit tjetër shqetësimin dhe ai po i kushton vëmendje nevojave dhe dëshirave të tua.
Për çështjet e së ardhmes
Mund të ndahesh nëse:
Nuk e sheh fare veten me partnerin në të ardhmen. Kur ti nuk e imagjinon partnerin pranë teje në aventurën e së ardhmes, ndoshta është më mirë t’i japësh fund tani, pa u përkushtuar më shumë dhe pa kaluar më shumë kohë.
Vijo lidhjen nëse:
Gjithçka në jetën tënde është e paqartë dhe ende nuk ke një ide se si do të të gjejnë 5 vitet e ardhshme. Kjo është totalisht ‘ok’, mos i bëj presion vetes dhe për më tepër, mos i jep fund lidhjes.
Mendon të bësh seks me dikë tjetër
Mund të ndahesh nëse:
Fantazitë e tua seksuale përfshijnë shumë më tepër se sa seksin. Është mëse normale të kesh mendime seksuale për dikë tjetër, por nëse ti e imagjinon veten në krahët e personit që e mendon në mënyrë seksuale. Nëse e kap veten duke menduar se sa i lumtur do të ishe me personin që imagjinon, atëherë ndoshta duhet të ndahesh.
Vijo lidhjen nëse:
Nëse fantazia jote seksuale mbetet vetëm te seksi, atëherë është mëse normale dhe e zakonshme, veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata.
Kur ndihesh sikur po e bezdis
Mund të ndahesh nëse:
Partneri po të pengon të takohesh me miqtë apo të rrish me ta. Edhe në rastet kur po të bombardon me dashuri (një teknikë manipulative, e përdorur nga narcistët), ose të kontrollon pa pushim telefonin, orarin kur ti e takon, etj, ndoshta duhet të ndahesh, pasi pavarësisht argumentit “e bëj nga dashuria”, na beso, një person që i bën gjërat nga dashuria, së pari ka respekt për kufijtë dhe privatësinë tënde, si dhe ka besim tek ti.
Mund të vijosh lidhjen nëse:
Thjesht po kalon një javë stresuese dhe nëse ndihesh sikur përgjigjet e personit tjetër janë të thata apo si “të detyruara”, ndoshta thjesht po të duket. Në këtë rast, komunikimi është çelësi.
Nuk shkon mirë me familjarët apo miqtë e partnerit
Mund të ndahesh nëse:
Mendon se miqtë dhe familjarët e partnerit janë super toksikë dhe nuk të respektojnë, përkundrazi, bëjnë gjithçka që ti ta kuptosh që nuk të kanë qejf. Nëse ia ke thënë personit tjetër se si ndihesh dhe ç’mendon dhe nuk vëren asnjë ndryshim, ndoshta është më mirë të ndahesh, citon Anabel.
Mund të vijosh lidhjen nëse:
Partneri yt e kupton dhe e respekton mendimin dhe ndjesitë e tua. Nuk ke pse të bëhesh mik i ngushtë me njerëzit që e rrethojnë atë.