Jo çdo grua që duket e fortë, e pavarur dhe “në punën e vet” është vërtet mirë. Shumë prej tyre thjesht nuk kanë një rreth të ngushtë shoqesh ku të ndihen të sigurta, të dëgjuara dhe të kuptuara. Dhe kur mungon kjo lidhje e sinqertë femërore, reflektohet në disa sjellje shumë specifike.
Ja cilat janë më të zakonshmet:
1. Poston shumë nga jeta e saj në rrjete sociale
Kur mungon një shoqe për t’i treguar çfarë ndodhi sot, rrjetet sociale bëhen “ditari publik”.
Story-t personale, postime emocionale, nënkuptime… gjithçka që do t’ia thoshte një shoqeje, e ndan online. Problemi? Kjo lidhje virtuale shpesh e thellon vetminë.
2. Është “people pleaser” kronike
Ruan gjithmonë paqen me këdo. Nuk kundërshton. Nuk thotë “jo” dhe e gjitha sepse ka frikë se çdo përplasje e vogël do ta lërë sërish vetëm. Por kur nuk shpreh veten, lidhjet mbeten sipërfaqësore.
3. Hapet shumë me të huajt
Mjafton dikush ta dëgjojë pak dhe ajo rrëfen gjithçka. Kur nuk ke një person të sigurt ku të shkarkosh emocionet, shpesh i zbraz te njerëz që as nuk e meritojnë atë besim.
4. Lidhet tepër me marrëdhëniet/kolegët në punë
Kolegët bëhen “shoqëria”. Drekat, ankesat për shefin, projektet, gjithçka kthehet në burim lidhjeje. Por kur puna është e vetmja hapësirë sociale, kufijtë fillojnë të prishen dhe jeta personale zhduket.
5. Jeton në nostalgji
Rikujton vazhdimisht shoqet e vjetra, kohët e shkollës, periudha kur ndihej më e lidhur me dikë.
Problemi është se nostalgjia e vazhdueshme e mban të bllokuar në “atëherë”, në vend që të krijojë lidhje të reja tani.
6. Ka vështirësi të shprehë emocionet
Mëson të përballojë gjithçka vetë.Nuk ankohet, nuk kërkon ndihmë, nuk flet për dhimbjen. Me kalimin e kohës, kjo e bën të duket e fortë, por në të vërtetë e izolon edhe më shumë.
7. Ka nevojë të kontrollojë gjithçka
Orari, planet, bisedat. Kontrolli bëhet mënyrë për të shmangur zhgënjimin. Nëse gjithçka është nën kontroll, askush nuk mund ta lëndojë.
8. Është tepër konkurruese
E krahason veten vazhdimisht. Kush duket më mirë? Kush ka më shumë vëmendje? Kush ka marrëdhënie më të mira? Kur shoqëria shihet si garë, është e vështirë të krijosh lidhje të sinqerta.
9. Është shumë kritike
Asnjë shoqe nuk është “mjaftueshëm e mirë” ose zhgënjehet shpejt dhe i ndërpret marrëdhëniet pa u përpjekur t’i rregullojë. Perfeksionizmi në miqësi shpesh të çon në vetmi.
10. Është tepër e pavarur
“Nuk kam nevojë për askënd,” është mendimi i tyre tipik. Refuzon ndihmë, bën gjithçka vetë, mbushet me angazhime. Pavarësia është forcë, por kur bëhet mburojë, kthehet në izolim.
11. E tepron me analizimin e çdo situate
Një bisedë e shkurtër? Mendon se tha diçka gabim. Një përgjigje neutrale? Mendon se mos nuk do e pëlqejnë të tjerët. Kjo analizë e vazhdueshme e lodh dhe, pa e kuptuar, e shtyn të tërhiqet edhe më shumë.
