LifeStyle

Nëse po planifikoni pushime me familjen, ja gjëja e parë që duhet të bëni

Pushimet supozohet që të jenë një nga ato periudhat më të shumëpritura pas një viti të lodhshëm pune, por pse jo edhe si një formë “arratisjeje” e lezetshme për të gjithë familjen. Truku për të shmangur ankesat apo pakënaqësitë, sidomos të fëmijëve që mund ta përkeqësojnë një udhëtim ende pa nisur është një dhe i vetëm sipas ekspertëve: të bëni një takim për të diskutuar planin e pushimeve me gjithë familjen.

Kjo vjen edhe si një formë për të shmangur pritshmëritë e larta që mund të ketë gjithësecili nga pjesëtarët, por edhe për të kanalizuar llojin e pushimeve që në fund të gjithë të mbeten të kënaqur.

Kur fëmijët ndihen të përfshirë në vendimmarrje dhe nëse merren parasysh nevojat e tyre, ata kanë më shumë shanse që të sillen në mënyrë bashkëpunuese, duke lejuar kështu që edhe prindërit të pushojnë. Me gjithë kohën, përpjekjen dhe paratë që kërkon një pushim, sigurisht në fund ju doni që të gjithë të mbeten të kënaqur apo jo?

“Një familje që kalon kohë së bashku dhe përjeton aktivitete të reja pa stresin e një orari të përditshëm pune ose të shkollës është një ndjesi e paçmueshme,” thotë Jeni Chaffer eksperte udhëtimesh.

Jeni Chaffer dhe Kayla LeClerc janë dy profesioniste udhëtimesh që krijojnë një skemë të qartë për pushime familjare të qeta dhe pa shumë stres.

“Përgatitja e një liste gjërash së bashku i jep të gjithëve një mundësi për të dhënë mendime,” thotë ekspertja Christie Holmes.

Pasi të dini se ku po shkoni dhe kur, mund të keni një takim planifikimi për të diskutuar destinacionet dhe aktivitetet, së bashku me çdo kërkim të mëtejshëm që duhet të bëni. Qëllimi është të planifikohet një udhëtim që ka diçka me interes për çdo anëtar të familjes. Është e rëndësishme që të gjithë të ndjehen të dëgjuar dhe të bëjnë atë që duan, sidomos fëmijët. Shpesh prindërit bëjnë sakrifica për të kënaqur shijet e fëmijëve, pa e ditur që pritshmëritë e tyre janë shumë më të ulëta se sa ne mund ta imagjinojmë.

Ndaj, e morët vesh mirë! Një takim si familje përpara nisjes për pushime dhe me siguri i keni kursyer vetes ca dhimbje koke më shumë.